HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELaçi rrezikon Totenhemin, Cungu mund të jetë kundërshtar me Murinjon

Laçi rrezikon Totenhemin, Cungu mund të jetë kundërshtar me Murinjon

UEFA, ashtu siç pritej, ka bërë sot ndarjen në 12 grupe të 72 skuadrave pjesëmarrëse në turin e dytë të Ligës së Europës. Ajo që bie në sy është fakti që Laçi mes tre ekipeve rrezikon Totenhemin e Murinjos, që një vit më parë ishte finalist i Ligës së Kampioneve.

Përveç kësaj kurbinasit rrezikojnë edhe ukrainasit e Kovalivkas, ose Hapoel Ber Shevën.

Asnjë shans për t’u ndeshur ndonjëra prej ekipeve shqiptare me Milanin, ndërkohë që Kukësi mund të peshkojë gjermanët e Volfsburgut, Hajduk Splitin, ose Zrinjskin.

Teuta sakaq, rrezikon që të ndeshet me spanjollët e Granadës, Apollon Limasolin, ose Steaua Bukureshtin.

Shorti pritet të hidhet sot më 31 gusht, në orën 13:00.

Ja kundërshtarët e mundshëm të ekipeve shqiptare:

RIVALËT E LAÇIT

Grupi 7

Totenhem Hotspur (Angli)

Hapoel Ber Sheva (Izrael)

Kolos Kovalivka (Ukrainë)

RIVALËT E TEUTËS

Grupi 4

Granada (Spanjë)

Apollon Limasol (Qipro)

Steaua Bukuresht (Rumani)

RIVALËT E KUKËSIT DHE RENOVËS

Grupi 10

Volfsburg (Gjermani)

Hajduk Split (Kroaci)

HSK Zrinjski (Bosnje)

RIVALËT E SHKËNDIJËS

Grupi 6

CSKA Sofia (Bullgari)

Botoshani (Rumani)

Sfintul Suruceni (Moldavi)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments