Laçi luan ditën e sotme një ndeshje shumë vendimtare, që vendos nëse skuadra e drejtuar nga Stavri Nica do të luajë fatet e sezonit, nëse do të synojë Europën apo do të vijojë të qëndrojë në garë për të luftuar për mbijetesën.
Garancia më e madhe e kurbinasve është padyshim ofensiva. Në ndeshjet e fundit Guindo dhe Shkurtaj kanë treguar se janë arma më e fortë e skuadrës dhe trajneri ka vendosur t’i aktivizojë të dy.
Kështu, ditën e nesërme dy qendërsulmuesit pritet ta nisin nga minuta e parë, duke përsëritur thuajse formacionin, që sfidoi Partizanin dhe arriti ta përmbysë.
Nica pritet ta nisë me rreshtimin 4-4-2, teksa në mesfushë pritet shumë nga Mazrekaj dhe Spahiu.
Manellari pritet gjithashtu ta nisë nga minuta e parë. Egnatia është “macja e zezë” e Laçit në këtë sezon, pasi ka arritur ta mposhtë tri herë në po aq ndeshje.