Ditën e sotme do të luhet një ndeshje mjaft interesante. Vllaznia dhe Laçi do të vihen përballë në stadiumin e Laçit, takim ky që do të startojë në orën 13:30.
Një ndeshje miqësore, ku skadrat do të matin forcat mes tyre përpara rifillimit të Superiores. Qatip Osmani dhe Mirel Josa do të kenë mungësinë të shikojnë dhe testojnë lojtarët pas përgatitjeve të para për pjesën e dytë të sezonit.
Kujtojmë se shkodranëtë ditën e djeshme janë rikthyer nga Ulqini, ku qëndruan për disa ditë dhe zhvilluan minifazën përgatitore.
Ndërkohë nga krahu tjetër kurbinasit nuk kanë preferuar të largohen nga vendi jonë, duke zhvilluar normalisht stërvitjet./newsport/