Një emër shumë i njohur dhe shumë i dashur për tifozët shkodranë, pikërisht Dervish Haxhiosmanoviç, nuk është më trajner i kombëtares së femrave të Malit të Zi. Kontrata e tij me Federatën përkatëse ka përfunduar dhe drejtuesit e saj kanë vendosur që të mos e rinovojnë më atë. Në këto kushte, ish- trajneri i Vllaznisë aktualisht ka mbetur i papunë. Fakti që Shkodra dhe Shqipëria i kanë mbetur në zemër ngaqë ka punuar për disa vite këtu, madje duke fituar edhe trofe, do të thotë se në të ardhmen, ai mund të rikthehet sërish për të punuar në vendin tonë.

Madje, burime pranë këtij trajneri, bëjnë të ditur se ofertat e para madje i kanë ardhur por duket se “Deda” ende nuk e ka vendosur. Përveçse një trajner i aftë teksa ka fituar një titull kampion, një kupë dhe një Superkupë me Vllazninë, është edhe një tifoz i zjarrtë i kësaj skuadre dhe shpesh ka ardhur nga Podgorica në Shkodër për të ndjekur ndeshjet e saj.
© shkodrasport.com