Ronaldo beson se Neymari gaboi me transferimin në PSG.Në një intervistë për kanalin zyrtar në Youtube të legjendës, ‘Zico’, Ronaldo Nazario foli për vendimin e Neymarit që të transferohet te Paris Saint Germaini e që duket se nuk i ka pëlqyer aspak.“Në aspektin sportiv, ai ka bërë një hap prapa në karrierë, por ato janë sfida që të gjithë i kërkojnë. Unë shembull isha gjithashtu te Barcelona dhe shkova në Inter në një kohë kur kampionati italian ishte më shumë konkurrues”, u përgjigj Ronaldo.

Neymari u transferua gjatë verës në PSG për 222 milionë euro. Sido që të jetë, ka thashetheme se Neymari është prioriteti kryesor i Real Madridit gjatë verës 2018.