Ardhjet e lojtarëve për provë tek Vllaznia vazhdojnë. Pas tre futbollistëve të parë që dështuan në provën e tyre, tashmë është rradha e disa futbollistëve të tjerë për ta bërë një gjë të tillë. Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se me shumë mundësi sot në Shkodër do jenë dy futbollistë të tjerë serbë. Njëri prej tyre thuhet se është mbrojtës dhe tjetri sulmues. Përveç serbëve, ka fjalë edhe për futbollistë malazezë, kroatë por edhe brazilianë që mendohet të vijnë të martën. E gjithë kjo dyzinë të huajsh vjen me qëllim gjetjen e 2-3 lojtarëve cilësorë për pjesën e dytë të sezonit. Në fakt situata duket paksa e rrëmujshme sepse mendohet të largohen nga skuadra disa lojtarë e të vijnë disa të tjerë. Dëmi financiar është jo i vogël dhe kjo nuk është pak për Vllazninë që nuk është shquhet për buxhete të mëdha dhe çka është më e keqja, shumë lekë nga ky buxhet keqmenaxhohen nga blerja të kota.
shkodrasport.com