HomeKRYESORELacio me katër shqiptarë ndaj Frozinones, Inzagi thërret edhe mbrojtësin 19-vjeçar Serxhio...

Lacio me katër shqiptarë ndaj Frozinones, Inzagi thërret edhe mbrojtësin 19-vjeçar Serxhio Kalaj

Lacio nuk ka një futbollist shqiptar vetëm në sulm, sepse në portë, mbrojtje dhe mesfushë është “e kompletuar”, madje në mesfushë ka dy shqiptarë, Berishën dhe Durmishin.

Trajneri Simone Inzagi, në listën e të grumbulluarve për ndeshjen e sotme me Frozinonen në transfertë ka përfshirë edhe mbrojtësin Serxhio Kalaj, ashtu si në Kupën e Italisë ndaj Interit.

Një vlerësim për futbollistin shqiptar, që është pjesë e Kombëtares U-19. Ai do të jetë në stol për këtë ndeshje, por ndoshta trajneri Inzagi mund ta surprizojë me ndonjë minutë aktivizim, në varësi të rezultati.

Lista e të grumbulluarve të Lacios ndaj Frozinones:

Portierë: Guerrieri, Proto, Strakosha.

Mbrojtës: Aëerbi, Bastos, Kalaj, Patrik, Radu, Xiteli.

Mesfushorë: Badelj, Berisha, Kataldi, Korrea, Durmishi, Leiva, Luis Alberto, Lulië, Marusië, Parolo, Romulo.

Sulmues: Kaisedo, Imobile, Neto.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments