Emocione dhe rivalitet ne derbin e 19 vjeçareve shkodrane mes Scutarit dhe Murlanit, fituar nga ky i fundit me rezultatin 2-1 dhe me kete fitore ai eshte ngjitur ne kuoten e 9 pikeve duke kryesuar i vetem renditjen e kampionatit kombetar te kategorise se pare te kesaj grupmoshe.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Vahedin Pepaj ka luajtur me mire dhe ka arritur te shenoje dy golat qe ne pjesen e pare, fillimisht me ane te futbollistit Sabian Kraja e me pas me Riad Topakun.

Ne pjesen e dyte, pikerisht ne minutat e fundit do te ishte kapiteni i Scutarit Noraldo Delaj qe do te shenonte kater minuta para fundit, por nje gol qe nuk vlejti per asgje sepse Murlani fitoi 2-1 duke vijuar serine e rezultateve pozitive ne kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/

SCUTARI U19- MURLANI U19 1-2

Shenues: Delaj ’86/ Kraja ‘5, Topaku ’13

SCUTARI U19: Bunjaj, Guri, Delaj, Rexha, Hagrepi, Qeleshi, Delaj, Lamkollari, Hoxhaj, Pjetracaj, Pjetrushi. Tr: E.Hasaj. U aktivizuan edhe Alija, Zeqja e Kallamoqi.

MURLANI U19: Guri, Lani, Cubi, Çarku, Lini, Markaj, Nuhi, Kraja, Trolli, Topaku, Smajli. Tr: V. Pepaj. U aktivizuan edhe Bakri, Ndoka, Sala, Toskaj e Kodra.

ARBITRA: B. Çanga, A. Kastrati, D.Lejthia (Shkoder)