Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELacio në merkato, Tare kontakte me lojtarin e Dortmund

Lacio në merkato, Tare kontakte me lojtarin e Dortmund

Lacio është duke shqyrtuar disa mundësi në merkato, si një formë për të kënaqur edhe trajneri e ri, Mauricio Sarri.

Bardhekaltërit, me në krye drejtorin Igli Tare kanë hedhur vështrimin në Bundesliga aty ku i tërheq ideja për të firmosur me Julian Brandt.

Ky i fundit është pjesë e Dortmund aktualisht, megjithatë problemet me formacionin titullar mund të bëjnë që si klubi, por edhe lojtari gjerman të kërkojnë një tjetër akomodim. Së fundmi, mediat zbulojnë se Tare është pranë akordit me lojtarin për 2 milionë euro në sezon, ndërsa Dortmund kërkon 20 milionë euro.

Gjithsesi, verdhezinjtë janë gati të flasin edhe për mundësinë e huazimit dhe Lacio këtu interesohet më shumë. Tashmë, mbetet për t’u parë, por negociatat janë në rrugën e duhur. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments