Mbrëmjen e së hënës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri- Itali. Një ballafaqim i tillë padiskutim që ka fituar vëmendjen e të gjithavë nisur nga emri i madh i kundërshtarit. Por Italia nuk vjen në Shkodër vetëm me futbollistët, stafin teknik dhe drejtues të saj.

Bashkë me të do të vijnë edhe katër Kupat e Botës që ajo ka fituara prej kësaj kombëtare në vitet 1934, 1938, 1982 dhe 2006. Dhe ato nuk do vijnë sa formalisht por do të eksozohen në ambjentet e Teatrit “Migjeni”.

Një inisiativë e tillë e ndërmarrë nga Amabasada Italiane në Shqipëri në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër padyshim që është pritur jashtëzakonisht mirë sepse në qytetin verior të Shqipërisë janë të shumtë tifozët e skuadrës “azzure”. Dhe nëse ata nuk do kenë mundësinë të shohi Italinë aktuale në “Loro Boriçi” për shkak të mungesës së biletave, do të ngushëllohen duke parë trofetë e Kupave të Botës që kjo kombëtare ka fituar në vite. 4 Kupat do të qëndrojnë të hapura në këtë ekspozitë si për mediat ashtu edhe për publikun e gjerë që nga ora 12.00 deri në orën 19.00.

© shkodrasport.com