Ne Kukes nuk kane pritur finalen e kupes per te mesuar nese skuadra e tyre do te ishte apo jo ne Europe, fakt prej te cilit mund te varej pastaj edhe e ardhmja e stafit teknik.

Kjo ngaqe diten e sotme Kukësi dhe Longo kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre.Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi verilindor me anë të një komunikate në profilin e saj zyrtar të rrjetit social “Facebook” duke falënderuar Longon dhe stafin e tij për punën e kryer.

Tekniku italian ishte në përfundim të kontratës dhe së bashku me klubin verilindor të mos vazhdonin më së bashku për të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Kukësi e përfundoi kampionatin në vendin e katërt duke grumbulluar 55 pikë, ku në 36 ndeshje kanë koleksionuar 15 fitore, 10 barazime dhe 11 humbje. Emri i pare qe perflitet per zevendesimin e Longos, eshte ai i Ernest Gjokes, trajneri qe e ka drejtuar ne te vetmin titull kampion ne historine e tij.