Paris Saint-Germain pritet të gjobitet nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian “UEFA” për shkak të Fair Play-t financiar dhe rrezikon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

170 milionë euro. Kjo është shuma që klubi parisien duhet ta inkasojë në konton e tyre dhe për këtë arsye do të jetë e detyruar të sakrifikojë dy nga yjet e saj, brazilianin Neymar Junior ose yllin e ri francez Kylian Mbappe, transmeton
mediumi francez “Mediapart”.

Megjithëse presidenti i klubit parisien Nasser Al-Khelaifi shpreson që TAS (Tribunali Arbitrazh Sportiv) të rishikojë vendimin e tyre për të mos e futur në listën e “borxhlinjëv” ekipin e tij, por kjo ka pak gjasa për të ndodhur.

Tashmë PSG ndodhet ndërmjet dy zjarreve, pasi që i duhen 170 milionë euro për të shpëtuar nga kjo gjobë.222 milionë euro ka kushtuar braziliani Neymar Junior dhe klubi parisien nuk dëshiron as më pak dhe as më shumë për yllin e tyre.

Do të jetë shumë e vështirë për të gjetur një klub që do paguajë shumën për brazilian Neymar, i cili disa herë e ka vënë në pikëpytje të ardhmen e tij.