Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARELajm i keq për Laçin, dëmtohet mesfushori shkodran Xhoel Hajdari

Lajm i keq për Laçin, dëmtohet mesfushori shkodran Xhoel Hajdari

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Laçi ka marrë një goditje të rëndë gjatë ndeshjes së sotme të Kupës së Shqipërisë ndaj Bylisit, pasi në minutën e 20-të Xhoel Hajdari u detyrua të lërë fushën e lojës për shkak të një dëmtimi.

Mesfushori shkodran, i huazuar te Laçi nga Vllaznia, nuk arriti të vazhdojë takimin dhe u zëvendësua. Hajdari u largua nga stadiumi “Adush Muçaj” me ndihmën e stafit mjekësor, ndërsa gjendja e tij pritet të vlerësohet në vijim nga mjekët e klubit.

Dëmtimi i tij përbën një shqetësim shtesë për stafin teknik të Laçit dhe trajneri Naxhi Shensoj, duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm që mesfushori ka pasur në repartin e mesfushës këtë sezon.

Në fakt, duhet thënë se mesfushori shkodran ka marrë minuta të konsiderueshme me Laçin këtë gjysëm të parë të sezonit dhe ndoshta huazimi i tij nga Vllaznia drejt klubit kurbinas ka qenë zgjedhja më e mirë e mundshme për të dy palët.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments