Ndoshta nuk i shkonte nder mend kujt por Samuel Nikaj vendos te “dorezohet”. Humbja e djeshme e Lirise ne takimin e rradhes ndaj Malisheves e ka bere ate te marre vendimin drastik, ate te largimit nga skuadra prizrenase.

Kete gje trajneri shkodran e ka lajmeruar permes nje postimi ne rrjetet sociale ku lajmeron terheqjen nga ky post duke marre edhe pergjegjesite per rezultatet e fundit negative. Ja statusi i tij:

“Pas perfundimit te xhirove te para , me 7 fitore 4 barazime , dhe 4 humbje duke mbledhur 25 pike ,qe per pritshmerit e mija jane shume pak marr krejt pergjegjesit dhe dorehiqem , duke e lene klubin ende ne lufte per vendin e pare ,pasi qe jane vetem 1 pike large.

I falenderoj pa perjashtim per keto 6 muaj te kaluar tek Liria (nje klub i madh) te gjithe bashkepuntort , qe nga kryetari , drejtori ,stafi i jem i ngushte dhe ekonamat dhe ju uroj suksese ne vazhdim…”