Keidi Bare u transferua para pak ditësh te Espanjoli, por ende nuk mund të luajë për këtë skuadër, pasi është e pamundur të regjistrohet, në rast se nuk shitet të paktën një lojtar.
Kjo vjen për shkak se La Liga2 ku militon Espanjoli ka një limit pagash dhe lojtarësh profesionistë që regjistrohen në skuadër.
Në këtë situatë, Bare është i detyruar të presë deri sa të shitet një lojtar dhe lajmi i mirë vjen nga Bajerni i Mynihut.
Këta të fundit kanë arritur marrëveshjen me Espanjolin, për të transferuar mesfushorin Mark Roka.
Gjithçka është thuajse e mbyllur dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi, që do të sillte më pas regjistrimin e Bares te Espanjoli.