Periudha e merkatos ka bere qe shume lojtare te jene ne levizje per t’u sistemuar ne ekipe ku mund te japin me te miren e tyre dhe keshtu ka ndodhur edhe me mbrojtesin shkodran Arlind Qerpiku.

Nga sa mesohet, 19 vjeçari ka qene ne bisedime me drejtuesit e Lirise se Prizrenit dhe pas disa testimeve qe ka bere atje, i ka kaluar te gjitha me sukses. Ajo qe mbetet tashme eshte vetem qe te bisedohet per kushtet e kontrates.

Por me shume mundesi, palet do te gjejne akordin dhe lojtari ne sezonin e ri do te veshe fanellen e kesaj skuadre e cila merr pjese ne Ligen e Pare te Kosoves dhe pritet te jete nje nga pretendentet per t’u ngjitur ne Superlige.

Kujtojme qe Qerpiku eshte nje lojtar i formuar tek Akademia Vllaznia dhe ne sezonin e fundit ka qene pjese e ekipit U19 te drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani. Ai ka luajtur ne 27 ndeshje te ketij kampionati duke qene nder me te aktivizuarit me 2262 minuta dhe me 2 gola te shenuar.

Duke qene se nuk eshte perfshire ne planet e stafit te ekipit te pare te Vllaznise, 19 vjeçari e ka pare te arsyeshme qe te shohe per te gjetur nje skuader tjeter dhe tashme duket shume prane kalimit tek Liria e Prizrenit./SHKODRA-SPORT.COM/