Ne historine e futbollit shkodran ka patur shume lojtare qe kane lene gjurme. Dikush me golat e shenuar, te tjeret me pritjet e bera, nderhyrjet e veçanta, per grinten, karakterin e shume gjera te tjera. Ka patur edhe prej atyre qe kane hyre ne histori per numrin e madh te ndeshjeve te luajtura me fanellen kuqeblu.
Dhe njeri prej tyre eshte ish- mesfushori Amarildo Belisha i cili ka luajtur mbi 300 ndeshje ne kampionat me fanellen e Vllaznise. Si pakkush tjeter. Po ndalemi sot tek ky personazh sepse ka ditelindjen. Ai mbush 41 vjeç dhe me kete rast, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” por edhe te lexuesve te saj, i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Belisha ka lindur ne Shkoder me 11 korrik 1981 dhe shume shpejt do te angazhohej me futboll. Eshte pjese e ekipeve zinxhir te Vllaznise dhe ne sezonin 1998-199 do te shpallej kampion i Shqiperise bashke me futbolliste te tjere si Gasper Ndoja, Edmond Doçi, Admir Teli, Albert Kaçi etj, nen drejtimin e trajnerit Ismet Hoxha.
Nje vit me vone do t’i bashkohej ekipit te pare te Vllaznise, me te cilin ne sezonin 2000-2001 do te provonte per here te pare edhe ndjesine e te shpallur kampion me kete skuader, pikerisht ne te fundit titull kampion qe prej asaj kohe. Karriera e tij do te vazhdonte edhe per 15 vite te tjera me rradhe duke spikatur per vlerat e tij si futbollist.
Belisha ka debutuar me Vllazninë pikërisht me 15 maj të vitit 1999 kur hyn në pjesën e dytë të ndeshjes që skuadra shkodrane po luante ndaj Lushnjës në fushën e kësaj të fundit dhe që e fitoi me rezultatin 2-1.
Ndeshja e fundit ndërkohë ka qenë ajo e luajtur në Shkodër më 10 maj të vitit 2014, pikërisht ndaj Teutës (ka fituar kjo e fundit me rezultatin 3-1) dhe këtu mbyllet gjithçka për mesfushorin në moshën 33 vjeçare.
Gjate karrieres se tij ka provuar te luaje per dy sezone, 2006-2008 me Besen dhe nje gjysem sezoni me Flamurtarin, ate 2009-2010. Pjesen tjeter te gjithen me Vllaznine, ku ka lene gjurme me aktivizimin e tij. Pas lenies se futbollit, ka punuar per pak kohe si trajner prane Akademise Vllaznia, ndersa aktualisht punon me ekipet e moshave te shoqates “The Door” dhe po ashtu, kryen me sukses edhe detyren e mesuesit te edukimit fizik.
Gjergj KOLA