Eneo Bitri ka folur para ndeshjes së të enjtes që Partizani e luan në kuadër të turit të parë në Conference League ndaj Saburtalos. Mbrojtësi i të kuqve theksoi se skuadra është e gatshme për ndeshjen, ndërsa shtoi se është një aspekt tejet pozitiv fakti që e luajnë ndeshjen në Air Albania në praninë e tifozëve.

“Do të jem 100% me grupin dhe skuadra është e plotë dhe e gatshme. Optimizmi është dhe ka nisur prej fazës përgatitore. Partizani futet për të fituar ndeshjen”.

Keni presion? “Është rezultat 1-0 dhe ky rezultat të jep pak presion, por mendoj se ne kemi cilësitë dhe kualitetet që ta menaxhojmë këtë presion”.

Ndeshja e kthimit në shtëpi me tifozët? “Është gjëja kryesore dhe shyqyr që luajmë në Tiranë se ata do ta mbushin stadiumin dhe janë forca jonë. Duhet të jemi pak më të përgjegjëshëm para portës dhe të tregohemi cinikë. Pika më e fortë e kundërshtarit janë disa lojtarë me kualitet, por ne do të bëjmë maksimumin për të kaluar.

Jemi përgatitur për të gjithë situatat, por besoj se nuk ka vlerë pas fitores atje ta dërgojmë sfidën me penallti”, u shpreh Bitri.