Kush është gjyqtari i parë shqiptar i FIFA-s? Historianët nuk e kanë patur të vështirë ta gjejnë një gjë të tillë. Ai është një shkodran, Luigj Shala, një njeri me kontribut të madh në shumë fusha të sportit.

Luigj Shala lindi në vitin 1900 në reljevet e larta veriore të Shalës së Dukagjinit.Profesor Luigj Shala studioi në Akademinë e Edukimit Fizik në Romë, punoi mësues në disa shkolla të vëndit sëbashku me dy-tre koleg të tij  është themelues i  Istitutit të Lartë të Kulturës Fizike të Tiranës.

Ka qënë drejtues i larë i sportit shqiptar, gazetar, etnograf, futbollist, atlet, alpinist, dhe gjyqtar futbolli e boksi.Luigj Shala është  bilibili i parë shqiptarë i FIFA-as që në vitin 1937. Me 1917 orgonizon skuadrën e parë të futbollit në Normalen e Elbasanit, qysh në fillim të viteve  njëzet është futbollist i “Studente Shkodra”, me 1932 luan me ”Bashkimin Shkodranë”.

Në vitin 1932 shpallet kompion dhe rekordmen i Shqipërisë në vrapimin 110 metrave. Në vitin 1933 është bashkërekordmen i vëndit në stafetën 4 herë 100 metrave. Në turneun ballkanik të Stambollit fitoi medaljen e bronxtë në 110 metra me pengesa të parën në historinë  tonë të sportit të alletikës.

Ka marrë pjesë si atlet dhe përgjegjës sporti  në tri Olimpjada Ballkanike (Athinë 1932, Zagreb 1934, Stamboll 1935). Është orgonizator i themelimit të kombëtarës së Shqipërise në futboll me 15 mars 1936 dhe njeriu që gjykoi ndeshjen e parë në ndeshjen themeluse midis kombëtarve A dhe B të Shqipërisë.

Mbas çlirimit me 1945 zgjidhet në organet larta sportive të Shqipërisë, por që nga viti 1946 nuk zgjidhet më duke u  mënjanuar çuditrisht. Vdes përpara kohe në vitin 1967.(Besnik Dizdari; Kush është Luigj Shala? Broshurë e përgatitur nga Mhill Shkëmbi me rastin e krijim të Çmimit Luigj Shala, Shkodër 2005.) Profesor Luigj Shala nuk pati fatin te linte asnjë trashigimtar.

www.shkodrasport.com