Vllaznia bëhet gati të nisë ndeshjet zyrtare të vitit 2018 dhe tashmë futbollistët duken gati për sfidën e parë me Kukësin. Natyrisht që stafi teknik pret shumë nga lojtarët e ardhur por edhe nga disa prej atyre që kanë qenë pjesë e saj edhe në gjysmën e parë të sezonit. Njëri prej tyre është edhe mesfushori Erjon Vucaj. Vlerat e këtij futbollisti njihen nga të gjithë dhe ndonëse nuk ka qenë në lartësinë e tij ashtu si duhet, është munduar të japë më të mirën e tij.

Por tani e tutje pritet edhe më shumë. Për më tepër që tashmë i është plotësuar edhe një nga dëshirat e tij. Bëhet fjalë për marrjen e numrit “10” në fanellë, aq shumë të dëshiruar. Me këtë numër ka luajtur edhe në skuadrat e mëparshme por kur erdhi tek Vllaznia, këtë numër e mbante Edon Hasani. Me largimin e tij në Iran, tashmë fanella me numrin “10” i ka kaluar atij dhe kjo pritet ta motivojë edhe më shumë dhe ai pritet të jetë një lider i kësaj skuadre.
© shkodrasport.com