Një lajm shumë i keq ka ardhur së fundmi për ish-futbollistin e Vllaznisë, Enes Isufi. Mbrojtësi që aktivizohet në rradhët e Kastriotit duket se ka mbyllur këtë sezon para kohe. Kjo për shkak të një dëmtimi të rëndë që ka pësuar.
20-vjeçari ka këputur ligamentin, fakt që e ka detyruar të kryejë operacion dhe periudha e rikuperimit do jetë goxha e gjatë. Kjo sepse për një dëmtim të tillë kërkohet një periudhë prej 6 muajsh për tu kthyer në fushën e lojës.
Praktikisht mbrojtësi ka mbyllur sezonin dhe ky sezon duket se ka shkuar ters për të. Gjithashtu një dëmtim të ngjashëm me Isufin ka pësuar edhe kolegu i tij tek Kastrioti, Joan Çela i cili pritet ti nënshtrohet edhe ai operacionit.
Sa i takon Isufit, ai duket se eshte i pafat sepse prej dy sezonesh ka kaluar demtime te ndryshme te cilat e kane lene larg fushes se blerte, por ky i fundit eshte me i rendi dhe do ta penalizoje jo pak.
Endri ÇINARI