Kombëtarja jonë u-19 do luajë në orën 14:00 në “Elbasan Arena” ndeshjen e dytë të kualifikueseve kundër Serbisë. Skuadra e Cungut që u mund në ndeshjen e parë 4-0 nga Franca do kërkojë suksesin kundër serbëve. Duket se tekniku shkodran do bëjë disa ndryshime në formacion për ndeshjen sot.

Në portë pritet të luajë Weiper. Mbrojtja pritet të jetë thuajse e gjitha shkodrane me Hysajn në krahun e djathtë, Preka dhe Zalli në qendër e në të majtë futbollisti i Laçit, Bytyqi. Futbollsiti me origjinë nga Kopliku, Zenelaj pritet të ketë një vend titullari në mesfushë krah Mates dhe Nergutit.

Sulmi pritet ti besohet Toçit, futbollistit që luan tek Fiorentina. Ai do ketë mbështetjen e Bibos dhe futbollistit të akademisë Vllaznia, Paulo Pjeshka.

Një formacion me 4 shkodranë dhe 1 koplikas në përbërje. Ku me mbështetjen e gjithë shokëve do përpiqen për një rezultat pozitiv sot.

Përveç Serbisë dhe Francës, pjesë e grupit është edhe Maqedonia Veriut. Një grup shumë i fortë ky për kuqezinjtë që do përpiqen që sot të bëjnë një hap të mundshëm për kualifikim.