HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARELajm jo i mirë për Veleçikun pas fitores me Egnatian. Ka gjoba...

Lajm jo i mirë për Veleçikun pas fitores me Egnatian. Ka gjoba për futbollistët

Fitorja ndaj Egnatias te shtunen qe shkoi ka ngrohur disi ambjentin ne kampin koplikas por ne fakt ata kane marre si “shperblim” nje lajm te keq ne fillimin e kesaj jave.

Klubi i Veleçikut ka shperndare rrogat e muajit shtator dhe futbollistet kane konstatuar qe ne xhepat e tyre kane perfunduar 20 per qind me pak nga shuma qe kane patur te shkruar ne kontrate.

Arsyeja ka qene se drejtuesit kane vendosur ta gjobisin skuadren per rezultatet e dobeta qe pati ne javet e para te kampionatit kur pesoi kater humbje njera pas tjetres.

Ndonese fillimisht lojtareve nuk u ka pelqyer kjo gje, ne fakt e kane pranuar sepse kane qene te vetedijshem se starti qe i kane bere kampionatit ka qene per t’u harruar me 4 humbje ne 4 ndeshje dhe per me teper, pa shenuar asnje gol ne 360 minuta.

Gjithsesi tashme skuadra eshte fokusuar tek takimi i rradhes qe per fatin e mire do te luajne serish ne “Reshit Rusi”, kete here ndaj Terbunit. Objektivi eshte i qarte padyshim, fitorja edhe e kesaj perballje çka do ta permiresonte ne njefare menyre renditjen e tyre ne tabelen e klasifikimit.

Trajneri Duli ka besim se me reagimin qe pati skuadra ndaj Egnatias, ajo tashme do te jete me e lehtesuar dhe do ta kete me te lehte te beje lojen e saj edhe ndaj nje kundershtari te forte siç eshte Terbuni.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments