Paraditen e sotme, klubi i Tiranës njoftoi se ka shkëputur marrëdhënien me trajnerin Ardian Mema si shkak i rezultateve të dobëta. Në fakt, diçka e tillë ishte kuptuar ditën e djeshme kur Mema nuk doli në stërvitje me skuadrën ndërkohë që ky vendim i klubit nuk i ka pëlqyer tifozerisë bardheblu.

Në postimin e klubit në “Facebook”, të shumtë janë tifozët që kanë akuzuar klubin dhe futbollistët duke shfajësuar trajnerin Mema. Ata janë të bindur se në skuadër janë krijuar grupe teksa nuk mungojnë as ironitë me trajnerët.

Ardian Mema e mori Tiranën pas një fillimi negativ me Ze Marian sezonin e shkuar dhe tashmë, largohet 1 vit më vonë sërish për mungesë rezultatesh. Pas merkatos së bërë, Tirana synonte titullin kampion që përkon edhe me 100 vjetorin teksa mbetet të prezantohet trajneri i ri.