Pas një periudhe të errët, Lacio duket se e ka gjetur më në fund rrugën e fitoreve dhe në 4 ditë, ka arritur të marrë 2 fitore, së fundmi ndaj Bolonjas në transfertë. Përveç mungesës së rezultateve, Lacios po i mungojnë edhe shumë futbollistë, si Durmishi apo Berisha.

Mbrojtësi shqiptar që luan për Danimarkën, ka pësuar një dëmtim që duket se është më i rëndë se nga sa mendohej dhe nuk do të jetë i gatshëm për Lacion as në ndeshjen e fundit të këtij viti, ku Lacio do të presë në shtëpi Torinon.

Në takimin e së shtunës, Lacio do të ketë një tjetër mungesë dhe është Valon Berisha ai që nuk mund t’i vijë në ndihmë Simone Inzagit duke qenë se ka probleme fizike dhe trajneri nuk do që ta rrezikojë më shumë.

Pushimet e Vitit të Ri, mund ta ndihmojnë si Durmishin, ashtu edhe Berishën për t’u riaftësuar e për të qenë gati në janar. /VipSport/