Pasi i ka thënë lamtumirë Champions League-ës në fazën me grupe për vitin e dytë radhazi, Napoli duhet të mjekojë plagët dhe të përgatisë një fazë të dytë të sezonit ku objektivat kryesorë do të jenë të kapë Juventus-in në kampionat dhe të shkojë sa më larg në Europa League.

Ndeshje e luajtur kundër Liverpool në “Anfield” ka konfirmuar se italianëve i mungon diçka në ndeshjet vendimtare, eksperiencë në nivelet e larta dhe pak personalitet. Cilësi këto që mund të gjenden në merkaton e verës së ardhshme dhe që nuk i mungojnë një lojtari si Edinson Cavani.

Nëse Napoli nuk do të arrijë të fitojë titullin as këtë vit, është e lehtë të mendohet për një revolucion tek “axurrët”, veçanërisht në sulm, me Arkadiusz Milik dhe Dries Mertens që duket se do të jenë ë sakrifikuar e parë.

Ëndrra për ta kthyer në Itali “Matador” është e gjallë dhe është konfirmuar nga vetë De Laurentiis. Gjithçka varet nga dëshira e uruguaianit për të reduktuar rrogën dhe nga gatishmëria e PSG-së për të negociuar shitjen e tij pa kërkuar një shumë të çmendur, duke parë se lojtari është 31 vjeç.

Por situata është komplikuar më shumë nga Atletico Madrid, që e shikon Cavani-n si pasardhësin e Diego Costa-s, i cili pritet të transferohet në Kinë në fundin e sezonit. Sipas “France Football”, madrilenët janë gati të ofrojnë 50 milionë euro për PSG-në dhe një rrogë të ma jme sulmuesit menjëherë.

Ka pak mundësi që operacioni të realizohet që në janar, por “paketa” e spanjollëve ka shumë mundësi që të nxjerrë jashtë loje Napoli-n në garën për të siguruar kartonin e uruguaianit.