Vllaznia ka lene paraditen e sotme Shkodres, per t’u vendosur ne Durres, qytet ku do qendrojne dhe sterviten deri diten e shtune, dite kur do te luhet edhe ndeshja me Tiranen.

Para nisjes se sotme, eshte konstatuar se me ekipin kane udhetuar te gjithe futbollistet, perfshi ketu edhe Aralicen, Hakajn, Jonuzin e Djurdjevic.

Te kater ata kane qene me probleme ditet e fundit, dikush me ndonje shqetesim muskular e te tjere me gjendje gripale, por situata e tyre ka shkuar drejt permiresimit.

Ata jane duke u stervitur me grupin dhe pritet qe te jene te gatshem per sfiden e se shtunes me Tiranen. Ky padyshim qe eshte nje lajm i mire per stafin teknik qe kesisoj do te mund te zgjedhe formacionin me te mire per te hedhur ne fushe ndaj bardhebluve./SHKODRA-SPORT.COM/