Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj nga sot do te behet me nje skuader te re. Gazeta “Shkodra Sport” meson se ai do te firmose me ekipin FK Andijan te Superliges se Uzbekistanit. 24 vjeçari ka arritur marreveshjen paraprake me kete ekip dhe sot do te hedhe firmen ne kontrate.

24 vjeçari u largua ne ditet e para te janarit nga Teuta pas perfundimit te kontrates dhe gjate kesaj periudhe emri i tij ka dale edhe ne disa skuadra te Superliges shqiptare, nder te cilat edhe tek Vllaznia, por ne fakt vete lojtari e kishte shprehur hapur deshiren e tij per te luajtur jashte.

Dhe kjo gje do te behet realitet diten e sotme me firmen ne kontrate me ekipin FK Andijan ne Uzbekistan. Ne oret ne vijim pritet te mesohet me shume ne lidhje me kohezgjatjen e kesaj kontrate dhe detaje te reja te saj.

Kujtojme qe Hebaj eshte rritur tek Akademia Vllaznia dhe me pas ka luajtur edhe me ekipin e pare te saj, nderkohe qe ka provuar te luaje edhe me Partizanin e Teuten ne Shqiperi, nderkohe qe jashte vendit ka luajtur fillimisht ne Slloveni me Domzhale.

Me pas kaloi ne Ukraine ku u be pjese e ekipit Vorskla Poltava ndersa para dy sezonesh ka luajtur edhe ne Maqedonine e Veriut me Shkendine e Tetoves. Kjo me FK Andijan do te jete ne kete menyre pervoja e tij e katert jashte vendit dhe padyshim qe ai shpreson te beje mire dhe te tregoje vlerat e tij.
Marinela MATIJA