Prej kohësh ai vetë e ka përmendur një faktor të tillë negativ. Edhe në momentet kur ka qenë duke kandiduar për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, edhe më parë por edhe tashmë më pas, Rudi vata nuk është aspak dakord me ato çfarë ndodhin dhe prandaj I bën thirrje të gjithë atyre që kanë diçka në dorë për të reaguar ndaj fenomenit negative të trukimit të ndeshjeve.

Trajneri aktual I Vllaznisë I pyetur në lidhje me këtë temën e fundit që po mbizotëron në futbollin shqiptar, nëse e shqetëson apo jo, është shprehur: “Më shqetëson shumë. Flitet për futbollin shqiptar. Të gjithë këta tifoza që vijnë duan të shikojnë një futboll të pastër dhe të drejtë. Më shqetëson dhe është tepër alarmante. Shpresoj dhe uroj që njerëzit që kanë në dorë fatet e futbollit shqiptar të merren me këtë punë ma seriozisht, ta luftojnë sepse është e mundur për ta eleminuar. Pra uroj që shteti dhe Federata Shqiptare e Futbollit ta eleminojë këtë fenomen aq të dëmshëm për sportin dhe për futbollin në veccanti”. Por a mendon Vata se në gjithë këtë zhurmë ka diçka të vërtetë apo vetëm fjalë? Ai është I drejtëpërdrejtë dhe si gjithmonë, I sinqertë në fjalët që thotë prandaj deklaron: “Unë jam i sigurtë që në futbollin shqiptar këto fenomene kanë ndodhë edhe më përpara. Nuk është se po flitet tani. Ka patur vite me rradhë që është diskutuar dhe folur për trukimet. Tani kam përshtypjen që “pilafi nuk mban më ujë” sicc thotë populli. Them që është pjesa më negative e futbollit. Futbollit duhet të jetë i pastër dhe ashtu sicc është i bukur dhe të përfundojë ashtu sicc duhet të përfundojë, duke luftuar, duke punuar dhe duke derdhur djersë. Jo duke trukuar e duke gënjyer  veten me imagjinata të tilla”. Vata mendon se kësaj çështje I duhet shkuar deri në fund. Vetë ai, premton të japë ndihmën e tij dhe mendon se këtë gjë duhet të bëjnë të gjithë për ta luftuar dhe zhdukur këtë fenomen që po shkatërron futbollin shqiptar.

shkodrasport.com