Tek Vllaznia, të gjithë futbollistët me përjashtim të Liridon Latifit, janë bashkuar me grupin. Shkodranët vijojnë përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Erzenit, ndërsa pak nga pak edhe trajneri Mirel Josa po mendon për 11-shen që do të zbresë në fushë ndaj shijakasve

Kështu, formacioni do të jetë ai klasiku me 4-3-3, duke filluar me Zogoviç në portë. Më pas, kapiteni Gurishta, Juriç dhe Bulatoviç në mbrojtje, ndërsa majtas Hakaj ose Smajli.

Mesfusha do të jetë me treshen Jonuzi, Boshnjaku dhe Alivoda. Dyshja Jonuzi-Boshnjaku kthehet pas dëmtimeve që kishin pësuar, ndërsa i gatshëm është edhe Elvedin Heriç që e ka kaluar dëmtimin.

Nga ana tjetër, në sulm pritet të jetë treshja Mala, Hoxhaj dhe Marku. Në sfidën me Erzenin, trajneri Josa do ta ketë ekipin pothuajse të plotë.
Maringlen ZHIVANI