HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELajme të mira rreth mbrojtësit të Vllaznisë, rikthehet pas dy muajsh pauze...

Lajme të mira rreth mbrojtësit të Vllaznisë, rikthehet pas dy muajsh pauze për shkak të dëmtimit

Lajme të mira rreth futbollistit të Vllaznisë, Geralb Smajli. Pas dy muajsh larg fushës së blertë, ai do të rikthehet në fushën e stërvitjes ditën e hënë me ekipin kuqeblu, duke lënë pas dëmtimin në gju, që pësoi në fund të këtij kampionati.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, i cili sezonin që sapo u mbyll u paraqit mirë me Vllazninë, kohët e fundit ka bërë vetëm stërvitje individuale, teksa të hënën do të rikthehet në stërvitje plotësisht me grupin kuqeblu. Për Vllazninë është një rikthim i rëndësishëm për ndeshjet e Kupave të Europës dhe për sezonin e ardhshëm.

Tashmë, mbrojtësi shkodran do të jetë një armë plus për trajnerin Migen Memelli në krahun e djathtë të prapavijës. Ky padyshim që është një lajm i mirë, sepse Vllaznia për momentin ka probleme në krahun e djathtë të mbrojtjes, me kapitenin Gurishta që është në prag të largimit, ç’ka ka bërë që kjo pjesë e repartit të jetë tërësisht e boshatisur.

Megjithatë, për fat Smajli në vazhdim do të jetë i gatshëm për stafin teknik dhe trajnerin Migen Memelli. Kujtojmë këtu që, mbrojtësi i krahut të djathtë, Geralb Smajli, u kthye në një prej futbollistëve të domosdoshëm për ekipin shkodran, duke luajtur titullar për Vllazninë në 15-ndeshje, por një dëmtim e penalizoi për mbylljen e kampionatit që sapo lamë pas.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments