Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLLAJMI I FUNDIT/ Alarm në Kombëtare, 5 lojtarëve nuk u lejohet grumbullimi....

LAJMI I FUNDIT/ Alarm në Kombëtare, 5 lojtarëve nuk u lejohet grumbullimi. Në dyshim dy të tjerë

Pesë lojtarëve iu është ndalur të grumbullohen më Kombëtaren. Bëhet fjalë për Etrit Berishën, Lindon Selahin, Ylber Ramadanin, Florian Kamberin dhe Klaus Gjasulën.

Këta lojtarë nuk lejohen nga klubet e tyre për tu bashkuar me Kombëtaren kuqezi. Gjithashtu në dyshim janë edhe Vrioni me Strakoshën, me sulmuesin që nuk po e lejon Juventusi dhe portierin që dyshohet për një dëmtim.

Një lajm aspak i mirë ky për Edi Rejën dhe Shqipërinë, në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme për Ligën e Kombeve, ndaj Kazakistanit më 11 tetor dhe ndaj Lituanisë më 14 tetor.

Klubet mbështeteten edhe te rregullorja e re e FIFA-s, ku në 90 ditët në vijim, klubet do të kenë mundësi të mos lejojnë lojtarët e tyre që të grumbullohen në kombëtaret përkatëse, pavarësisht nëse bëhet fjalë për ndeshje zyrtare apo miqësore.

Në argumentimin e kësaj vendimmarrje, krerët e FIFA-s shprehen se kjo është vetëm një masë e përkohshme e cila ndihmon në ruajtjen e shoqërisë dhe uljen e rreziqeve nga infektimi me Koronavirus.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments