Vllaznia U21 ben nje tjeter hap te gabuar dhe ne ndeshjen e rradhes per kampionat nuk ka marre me shume sesa nje pike nga barazimi 1-1. Nje barazim ky qe “djeg” sepse u arrit ndaj skuadres kryesuese te kampionatit, Dinamos.

Ndeshja eshte luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe eshte shoqeruar nga nje rivalitet i madh ne mes dy ekipeve. I pari ka kaluar ne avantazh ai shkodran, pikerisht me ane te futbollistit Eraldo Deda.

Ne minuten e 35-te, me nje gjuajtje nga jashte zone, ka arritur ta dergoje topin mbi portierin e Dinamos e me pas ai perfundoi ne rrjete. Me kete gol, do te mbyllej pjesa e pare.

Ne te dyten duhet thene se Vllaznia U21 e uli ritmin e lojes se saj dhe nga kjo perfitoi Dinamo e cila pas 2-3 tentativash, arriti te shenonte golin e barazimit. Ka qene futbollisti Fejzulla qe ne minuten e 76-te me ane te nje goditje denimi, e ka derguar topin ne rrjete.

Ekipi shkodran i pakenaqur me kete gje u hodh ne sulm ne kerkim te golit te dyte, por nuk ia doli. Perfundimisht 1-1 dhe me kete barazim, Vllaznia U21 ngjitet ne kuoten e 25 pikeve duke mbajtur vendin e trete ne renditje, nderkohe qe Dinamo eshte e dyta me 26 pike, po aq sa edhe Bylis./SHKODRA-SPORT.COM/