Vllaznia e femrave do te luaje sot ne oren 21.00 (me oren e Shqiperise) ndeshjen e dyte te grupit A, ate ndaj ekipit te Çelsit, ndeshje kjo qe do te luhet ne Kingsmeadow Stadium te Londres, nje impiant sportiv ky me 4800 vende.

Nderkohe lajmi me i fundit qe mesohet per sfiden e pas 4 oreve eshte se UEFA tashme ka bere publike edhe emrat e arbitrave qe do ta drejtojne kete takim. Kete here i eshte besuar nje treshe arbitresh nga Kroacia.

Keshtu kryesore do te jete Sabina Bolic ndersa asistente te saj do te jene Maja Petravić dhe Gordana Katušić ndersa arbitre e katert do te jete Jelena Pejković po nga Kroacia. Keto arbitre do te vendosin drejtesi ne kete takim dhe shpresojne shume qe te jete vertete keshtu.

Kjo pasi ne dy ndeshjet e kaluara, ato ndaj Vorskla Kharkiv dhe Real Madrid, Vllaznia eshte ndeshkuar me dy 11-metersha shume te diskutueshem, per te mos thene se asnjeri prej tyre nuk ishte por arbitrat vendosen ndryshe.

Kuptohet qe shanset jane me te medha qe Çelsi ta fitoje kete ndeshje nderkohe qe Vllaznia ashtu si ndaj Realit do t’i kushtoje me shume rendesi lojes ne mbrojtje, ne perpjekje per te mos u lene shume hapesira lojtareve te Realit./SHKODRA-SPORT.COM/