Po pritet me shume buje rikthimi i Ardit Krymit te Vllaznia, por e sigurte eshte qe edhe nese kjo ndodh, ai nuk do te jete pjese e kuqebluve ne Kupat e Europes. Te pakten per ndeshjet e turit te pare te “Conference League”.

Lajmi behet i ditur ne menyre ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” nga burime prane skuadres shkodrane, sipas te cilave, mesfushori shkodran ende nuk i ka mbyllur plotesisht punet me ekipin e tij aktual, Shakhter Soligorsk dhe kjo gje pritet te ndodhe ne ditet e ardhshme.

Por nga ana tjeter, per Vllaznine dita e djeshme ka qene e fundit per dorezimin ne UEFA te listes se federimit per ndeshjet e turit te pare te “UEFA Europa Conference League” dhe si rrjedhoje drejtuesit e saj kane qene te detyruar te mos e perfshijne ne kete liste Krymin.

Kjo do te thote se shpresat jane qe ne rast kualifikimi per ne turin e dyte, ai te federohet me pas dhe te debutoje ndaj kundershtareve polake. Ne mungese te ardhjes se Krymit per momentin, gazeta meson se nuk ka surpriza te tjera tek lista e Vllaznise.

Tashme i del per detyre stafit teknik te mendoje zgjidhjet e duhura per te dy ndeshjet ndaj irlandezo- verioreve te Linfield me kontigjentin aktual qe kane ne stervitje./SHKODRA-SPORT.COM/