Boksieri shkodran Arjon Kajoshi sapo ka kurorezuar nje tjeter sukses ne boksin profesionist. Pak minuta me pare, ai eshte ngjitur ne ringun e Tetoves teksa ka patur perballe nje boksier nga Bosnje- Hercegovina.

Dhe sfida ka nisur ne menyren e duhur per 26 vjeçarin shkodran i cili qe ne raundin e pare e ka hedhur nokaut kundershtarin e tij duke mos i dhene asnje mundesi boshnjakut per ta vazhduar ndeshjen.

Ne kete menyre Arjon Kajoshi siguron fitoren e tij te tete ne boksin profesionist, ne po kaq ndeshje te zhvilluara deri tani, nga te cilat bashke me te sotmen 6 i ka fituar me nokaut. Per momentin ai renditet ne vendin e 341-te ne bote, por pas kesaj fitoreje, do te ngjitet disa vende.

Nderkohe ne kalendarin e ndeshjeve te mbremjes se sotme ka per t’u ndeshur edhe boksieri tjeter shkodran, Nelson Hysa. Ai ka per te zhvilluar nje perballje shume te forte ndaj kampionit te Argjentines dhe Amerikes Latine, Marcos Antonio
Aumada.

Hysa eshte pergatitur prej kohesh per ta kaluar me sukses kete sfide shume te forte, ndaj nje kundershtari qe ndodhet me lart ne ranglisten boterore dhe sigurisht qe kjo do ta ndihmoje ate per t’u ngjitur disa shkalle ne kete renditje.
Gjergj KOLA