Seria e ndeshjeve miqesore per ekipin e Ascolit ka nisur mbare per dy futbollistet shkodrane qe jane pjese e tij. Ne miqesoren e pare sezonale, ate te zhvilluar diten e sotme ndaj ekipit Tolentino, si mbrojtesi Haveri ashtu edhe mesfushori Kraja e kane nisur si titullare.

Madje, mbrojtesi i majte Kevin Haveri ka qene ai i cili ka zhbllokuar rezultatin qe ne minuten e pare duke shenuar golin e pare per ekipin e Ascolit. Paraqitja e tij ka qene shume e mire, e po ashtu edhe ajo e futbollistit tjeter shkodran Erdis Kraja.

Skuadra e tyre e cila merr pjese ne Seria B e ka fituar miqesoren e sotme 5-0 duke treguar nje gjendje te mire dhe padyshim qe do te kete synime ambicioze ne sezonin e ri.

Jo me kot ka bere edhe dy perforcime te rendesishme duke marre ne forme huazimi dy futbollistet shkodrane, pikerisht Haverin nga Torino dhe Krajen nga Atalanta. Te dy ata po i ngjisin shkallet nje e nga nje dhe nuk eshte çudi qe nga Seria B ku do te luajne kete sezon, ne tjetrin t’i shohim ne Seria A./SHKODRA-SPORT.COM/