Ditelindja e 74-te e tij do te mbetet gjate ne memorin e ish- futbollistit te Vllaznise se viteve ’70 Çesk Ndoja. Pas nderimit qe iu be diten e djeshme ne Bashkine Shkoder, sot ka qene nje tjeter nderim i bere per te nga ana e Klubit te Futbollit Vllaznia.

Ish- mesfushori kuqeblu eshte pritur ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” nga presidenti Alban Xhaferi dhe gjithe pjestaret e ekipit te Vllaznise dhe kjo gje padyshim qe i ka dhuruar shume emocione atij. Nje gje e tille behet e ditur permes nje postimi te vete klubit shkodran ku shkruhet:

“Klubi i Futbollit Vllaznia dhe ekipi i të rriturve të tij i kanë rezervuar sot një pritje të veçantë ish- futbollistit kuqeblu Çesk Ndoja. Pjestarët e tij i kanë dhuruar edhe tortën e ditëlindjes së tij të 74-të dhe njëkohësisht edhe fanellën e ekipit për të cilin ka kontribuar për vite me rradhë, të firmosur nga të gjithë pjestarët e ekipit aktual.

Një moment ky i ka dhuruar shumë emocione pjestarit dinjitoz të Vllaznisë së viteve ’70, i cili ka dhënë një kontribut të madh në fitimin e disa trofeve.

Padyshim që edhe për klubin tonë është nder dhe kënaqësi të mirëpresim në rradhët tona dhe të nderojmë figurat e shquara të historisë së tij. Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse t’i urojmë jetë të gjatë e të lumtur Çesk Ndojës!”