Tërbuni ka gjetur trajnerin për sezonin e ri, me klubin pukjan që ka prezantuar Altin Xhahysën në krye të stolit. Ashtu siç e beri te ditur pasditen e sotme “Shkodra Sport”, ish- futbollisti i njohur tashme ka marre detyren per te ringritur pukjanet.

Zyrtarizimin e tij e ka bërë me dije vetë klubi që u rrëzua në Kategorinë e Dytë, me 49-vjeçarin që ka firmosur kështu një kontratë një-vjeçare.

Xhahysa ka qenë gjithashtu një ish-lojtar i Tërbunit në vitet 2009-2011 dhe objektivi i tij si trajneri i pukjanëve do të jetë rikthimi në Kategorinë e Parë.

“Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët pukjanë se ka arritur marrveshjen me trajnerin 49 vjeçar, Altin Xhahysa për të drejtuar ekipin tonë në sezonin e ri 23/24! Xhahysa ka qënë një ish futbollist i ekipit tonë nga sezoni 2009 deri në sezonin 2011.

Klubi dhe tifozët Pukjanë i urojnë shumë suksese trajnerit Xhahysa në detyren e tij të re duke shpresuar se do të arrijmë objektivat tona me punën dhe përkushtimin e tij dhe të gjithë grupit të lojtarëve!

”Dy ngjyra, një emër, TËRBUN të kam në zemer”- shkruhet ne njoftimin e klubit te Terbunit per emerimin e trajnerit te ri te tij./SHKODRA-SPORT.COM/