Ka përfunduar pak minuta më parë Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe përpos rizgjedhjes së Armand Dukës si president edhe për 4 vitet e ardhshme, janë bërë edhe zgjedhjet për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni.
Dhe njëri nga 10 anëtarët e zgjedhur është edhe shkodrani i njohur Armando Cungu. Ai ka qenë ndër më të votuarit duke treguar edhe besimin e dhënë nga delegatët për kontributin e tij në këtë post të ri.
Cungu ka marrë 43 vota nga 48 të mundshme dhe më shumë se ai ka marrë vetëm ish- presidenti i Teutës Edmond Hasabelli. Anëtarët e tjerë të këtij Komiteti të zgjedhur sot janë: Lutfi Nuri (43 vota), Erind Resuli (42), Geri Çipi (41), Blendi Fevziu (40), Envi Hicka (38), Pano Xhixho (33), Gjergji Petro (27). Atyre u shtohet edhe Anila Basha si anëtarja femër që duhet të jetë detyrimisht në Komitet sipas statutit.


