Pavaresisht lajmeve dhe zerave se Thomas Brdariç eshte shkarkuar nga Vllaznia, ne fakt nje gje e tille nuk konfirmohet nga drejtuesit e klubit.
Ka qene vete sponsori Alban Xhaferi i cili per “Shkodra Sport” ka konfirmuar vazhdimin e punes se teknikut gjerman me skuadren.
“Ne si drejtues kuptohet qe jemi te pakenaqur me rezultatet e skuadres ne keto ndeshjet e fundit dhe kuptohet qe pergjegjesi kane te gjithe.
Por kuptohet qe do te vijojme punen me te njejtin staf i cili ka besimin e plote tonin por edhe mbeshtetjen e futollisteve.
Trajneri ishte besimplote qe objektivat e Vllaznise do te arrihen dhe kete besim duhet ta mbeshtesim te gjithe ne sepse skuadra ka treguar qe mund te beje gjera te mira”.