Trajneri Naxhi Shensoi debutoi me fitore sot përballë Vllaznisë së Mirel Josës. Pas sfidës tekniku u shpreh shumë i gëzuar për fitoren e arritur dhe se ja dedikon presidentit të klubit Besnik Kapllanajt.

“Jam gëzuar shumë që rikthehem në futbollin shqiptar pas 10 vitesh, në 2013 kemi luajtur në finale kundër Laçit, askush mbrapa meje s’ka arritur të marrë Kupën.

Kemi objektiva të mëdha së bashku me presidentin. Të rikthejmë Bylisin siç ka qenë në 2011. Nuk është se e njihja skuadrën dhe kampionatin, complimente për Vllaznisë se po luajnë shumë mirë.

Jam shumë i lumtur që fituam vetëm më një stërvitje, u kënaqa kur pash sa pozitivë u treguan shkodranët.

Por ne luftuam më shumë, edhe pse nuk luajtëm shumë. Ne nuk i lejuam që të shënonin. Do bëjmë kalkulime për të menduar se çfarë duhet të rregullojmë, ne do të shkojmë për të luajtur dhe fituar.

Ia dedikojmë fitoren Besnik Kapllanajt”, tha Shensoi për “Oversport” pas sfidës.