Vllaznia humbi përballë Bylisit me rezultatin 0-1. Pas sfidës trajneri Mirel Josa u shpreh se ekipi nuk ishte aq efikas sa duhej, pasi Bylisi nuk bëri ndonjë gjë të madhe.
“Nuk e filluam mirë lojën, jo se Bylis bëri ndonjë gjë të madhe, duhet të ishim më efikas në lëvizjet e sulmuesve tonë. Skuadrat nuk patën rastin e pastër me shënu, ndërsa në pjesën e dytë e pësuam një gol standart.
Ne nuk i lamë hapësira, por duhet të ishim më të qetë, nga krahu i djathtë i sulmit tonë duhet të ishim më efikas pasi krahu i majtë ishte i mirë.
Jam dakort deri diku, por problemi nuk ishte se Vllaznia sdonte të fitonte, ne duhet të ishim më të shpejt për të shkuar tek zona kundërshtare. Patëm dy herë raste me Hakajn, duhet të ishim të shpejt në qendër të fushës.
Ata e patën të lehtë të thyenin kundërsulmet tona, patëm ekuilibrin e duhur por nuk ja dolëm, rastet e Heriç dhe Hoxhajt nuk na mjaftuan.
Nuk mund të them që pati një Bylis ndryshe, thjesht ne duhet të ishim më të kujdesshëm. Nuk është problem euforie, thjesht duhet të përmirësohemi, do të shohim si do rikuperohemi”, tha Josa për “Oversport” pas sfidës.