Luis Kaçorri, sulmuesi i Bylisit, ka shpjeguar se si ka ndryshuar skuadra ballshiote në mentalitetin e saj me ardhjen e Naxhi Shensoj, i cili ka ndryshuar taktikë loje te kjo skuadër, duke sjellë edhe suksesin ndaj Vllanzisë.

“E kishim organizuar lojën që kur të bënim presion, ekipi të mbështetet te unë. E bëmë mirë dhe na ndihmoi të fitonim. Pres të bëj më të mirën për ekipin, bëjmë sa më shumë ndeshje që të ndihmojnë skuadrën për objektivat e saj.

Trajneri solli mentalitet tjetër, lojë më agresive, më pak pasime e më shumë vertikalizime. Por 48 orë e ndryshoi pak mentalitetin dhe na dha një frymë të re, të bënim kthesën siç dëshironim.

Futbolli është i tillë, ka raste kur meriton më shumë e të jep më pak, apo e kundërta. Do të bëjmë maksimumin për presidentin sidomos, me siguri do t’ia shpërblejmë shpenzimet dhe kushtet që na ka ofruar. Do të bëjmë maksimumin po futbolli nuk është shkencë ekzakte.

Pres shumë më shumë nga vetja, por ideja është të ndihmojmë skuadrën. Unë thjesht bëj maksimumin për skuadrën dhe thjesht pres që të shtyj topin në rrjetë nëse vjen”, tha Kaçorri për “Oversport” pas duelit.