Johnson Owusu është lojtari më i ri i skuadrës së Kukësit. Është klubi verilindor që përmes një njoftimi në kanalion zyrtar bën me dije arritjen e marrëveshjes me 24-vjeçarit. Ai ka firmosur një kontratë që e lidh me kuksianët për 2 sezone e gjysmë.

Sulmuesi ka një karrierë relativisht të mirë, ku është aktivizuar me Trinity Zlin në Çeki, Braga U-19 dhe Maritimo B në Portugali. Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare, klubi i Kukësit bënte me dije:

“WELCOME JOHNSON OËUSU

Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi i majtë Johnson Oëusu është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 24-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për dy sezone e gjysmë.

24 vjeçari ganez vjen te Kukësi nga kampionati portugez ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Camacha. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Trinity Zlin në Çeki, Braga U19 dhe Maritimo B në Portugali. Në kampionatin ganez, Johnson ka luajtur me ekipe si Dreams FC e Inter Allies.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit Johnson Oëusu dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Welcome Johnson

Skeda e Lojtarit:

Emri: Johnson Oëusu

Mosha: 24 vjeç

Gjatësia: 1.84 m

Kombësia: Ganez

Pozicioni: Sulmues i majtë”.