Shume diskutime, shume dyshime, lajme qe flasin per largim dhe rinovim. Te gjitha keto rreth te ardhshme se Edi Rejas tej kombetarja shqiptare.
Mediat italiane kane folur sot per nje largim te ketij tekniku nga pankina e kombetares kuqezi por ne fakt duket se ka ndodhur e kunderta.
“Proces Sportiv” pak minuta me pare njofton se eshte arritur marreveshja ne mes paleve. Sipas tij, Reja firmos per 4 vitet e ardhshme me Federaten Shqiptare te Futbollit dhe per keto 4 vite do te perfitoje diçka rreth 1.2 milione euro.
Tashme pritet qe ky lajm te zyrtarizohet edhe nga vete Federata Shqiptare e Futbollit. Me Rejan ne pankine, kuqezinjte pritet te nisin nje cikel te ri me te cilin padiskutim qe do te synojne te bejne shume me mire se ne eliminatoret e fundit te Kampionatit Europian kur perfaqesuesja jone i mbylli ato ne vendin e katert te renditjes.
www.shkodrasport.com