Tek Vllaznia ka të tjera lëvizje dhe e rrradhës duket se është largimi i zëvendëstrajnerit Ergi Borshi. Në fakt kishte disa ditë që përflitej një gjë e tillë por sot mesa duket është konkretizuar.
Mësohet se Borshi ka qenë i pranishëm paraditen e sotme në ambientet e klubit, por më pas nuk ka qenë në stërvitje me ekipin sepse ka ardhur edhe “divorci” i tij me kuqeblutë.
Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të, do të marrë ndonjë detyrë tjetër brenda klubit, apo do të largohet përfundimisht. Në fakt Borshi është një nga trajnerët e rinj të afirmuar vitet e fundit ndërkohë që vetë ai kishte në plan të ecte përpara në karrierë dhe si rrjedhojë aktualisht është duke ndjekur kursin e trajnerit për licensën më të lartë, UEFA PRO.
Gjithsesi situatat e krijuara së fundi te Vllaznia që filluan me shkarkimin e Edi Martinit nga posti i trajnerit dhe spostimi i Vioresin Sinanit si drejtor sportiv, po pasohen me largimin tashmë edhe të Ergi Borshit.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


