Shqipëri-Poloni është sfida e mbrëmjes së sotme që mban mbërthyer të gjithë shqiptarët. Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Air Albania”, atje ku biletat u avulluan në pak ditë. Jo pak, por 22.000 të tilla u shitën për të ndjekur Kombëtaren.
Së fundmi “Sport Ekspres” raporton se ka nisur futja e tifozëve në stadium. Akustika me zërin që dëgjohet me vetëm pak të pranishëm, kur pjesa më e madhe nuk ka hyrë ende, premton presionin ndaj polakëve. Pak minuta më parë u publikuar edhe formacioni zyrtar i Shqipërisë:
Ne porte do te jete Berisha, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Hysaj, Ismajli, Kumbulla dhe Veseli.
Ne mesfushe do te luajne Bare, Ramadani dhe Trashi, ndersa treshja e manovres sulmuese do te jete e formuar nga Uzuni, Roshi dhe Manaj. Siç shikohet, Broja eshte serish ne stol, ndonese ishte protagonisti i diteve te fundit per kombetaren tone/