Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për ndeshjet e turit të parë të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll për femra. Vllaznia si kampione në fuqi e vendit, që do të marrë pjesë në këtë edicion të rëndësishëm për të pestin vit me rradhë, ka mësuar edhe emrat e ekipeve kundërshtare në grup. Ekipi shkodran do të ketë përballë ekipet kampione të Zvicrës, Sllovenisë dhe Sllovakië. Ky është verdikti I dalë nga shorti I hedhur nga UEFA. Mjafton të shohësh ekipet rivale dhe menjëherë do të kuptosh se shanset për kualifikim të kampiones së Shqipërisë janë shumë të pakta.

Ajo do të ndeshet me Zyrihun, Pomurjen dhe Slovak Bratislavën në ndeshjet që do të zhvillohen në datat 23- 28 gusht. Njëkohësisht, institucioni I futbollit europian ka përcaktuar edhe vendin ku do të zhvillohen edhe ndeshjet e grupit 6 ku merr pjesë edhe Vllaznia, pikërisht në Slloveni. Me të mësuar emrat e ekipeve kundërshtare dhe datat e zhvillimit të ndeshjeve, drejtuesit e ekipit shkodran kanë nisur menjëherë punën për përgatitjet e marrjes pjesë në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm.
Presidenti Matija po sheh mundësinë të ofrojë të tjera lojtare cilësore në ekip ndërsa që trajneri Leka brenda pak ditësh do të nisë stërvitjen me vajzat. Kuptohet që për t’u kualifikuar për në turin e dytë shanset janë të vogla megjithatë kampionia e Shqipërisë do të tentojë të bëjë më të mirën e mundshme dhe për të përsëritur atë paraqitje të para dy sezoneve kur ishte shumë pranë kualifikimit. Nëse do të ndodhë kjo gjë edhe këtë herë, duhet pritur. Megjithatë shanset nuk janë shumë të mëdha.

© shkodrasport.com