Mbremjen e sotme n Dublin te Irlandes eshte luajtur ndeshja e kthimit e fazes play-off te “Europa League” ne mes Shamrock Rovers dhe Ferencvaroshit. Ajo qe duhet permendur eshte fakti se ne rradhet e skuadres irlandeze kete ndeshje ka luajtur si titullar edhe futbollisti 17 vjeçar me origjine nga Shkodra, Justin Ferizaj (Puka).

Trajneri Stephen Bradley nisur nga fakti qe skuadra e tij e kishte humbur ndeshjen e pare ne Hungari me rezultatin e thelle 4-0, ka vendosur te beje ndryshime ne formacion dhe njeri prej tyre ishte aktivizimi i lojtarit me shume te ardhme, Ferizaj qe nga minuta e pare.

Ai kishte debutuar ne fakt qe ne turin e pare me kete skuader, por vetem per disa minuta kur hyri si zevendesues, por e sotmja padyshim qe do te mbetet gjate ne mendjen e mesfushorit 17 vjeçar i cili eshte edhe pjese e kombetares irlandeze te futbollit.

Justin ka luajtur per 72 minuta ne fushe si titullar duke bere nje performance shume te mire dhe me pas eshte zevendesuar duke i lene vendin futbollistit Gideon Tetteh. Shamrock Rovers arriti te shenonte ne minuten e 89-te me ane te futbollistit Lyons dhe ne kete menyre e ka fituar ndeshjen me rezultatin 1-0, por kjo nuk i ka mjaftuar per t’u kualifikuar.

Gjithsesi mbremja e 25 gushtit do te mbetet gjate ne mendjen e Justin Ferizajt si nata kur vetem 17 vjeç luajti si titullar me ekipin e pare ne nje ndeshje te rendesishem europiane.
Gjergj KOLA